LIFESTYLE, 22 Prill 2019, 09:08

Xhensila Myrtezaj rrëfen takimin e parë me Ijen: Kishte thirrur gjithë katundin

Xhensila Myrtezaj rrëfen takimin e parë me Ijen: Kishte thirrur


E ftuar në “Be coffe”, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj ka treguar për takimin e parë me Ijen e Besit.

Ndërsa aktori, Erjon Isai e pyeti si ka qenë takimi me Ijen, Xhensila tha:

“Xhensila Myrtezaj: O ç’më ke kujtuar. O Zot. Unë asaj kohe kam qenë relativisht e vogël, mund të them edhe minorene, kështu që nuk i kemi pas hapat e konsoliduar. Kemi qenë thjeshtë shokë.

Besi më thotë, Xhensila do shkojmë të takojmë pak gjyshen time Ijen?

Ok, i them unë, ishim thjeshtë shokë asaj kohe.

Bes Kallaku: Ka një detaj të bukur. Unë marr Ijen dhe i them do sjell Xhensilën, se e dine Ija që shoqërohesha me të. Po të lutem, i thashë, mos i thuaj asnjë gjë asnjë njeriu. Dua të jesh vetëm ti ke shtëpia, as komshinjve askujt i thashë, se do vij me nusen e jetës.

Xhensila Myrtezaj: Futem në Bubq dhe aq napa të bardha të mbledhura bashkë ndonjëherë nuk kisha parë kurrë.

Të gjithë plakat e Bupqit ishin mbledh aty. I thashë Besit se mos ka ndonjë vaki a gjë? Sa afroheshim më shumë, aq më shumë njerëz.

Bes Kallaku: Kishte thirr krejt katundin Ija o vëlla. I thashë, ça ke bo mi Ije? Kanë ardh rastësisht, më tha. Dhe sa ka hy Xhensila në derë, u çuan plakat? “E hyni nusja në oborr…”

Xhensila Myrtezaj: Aty u konsolidua marrëdhënia jonë.