LIFESTYLE, 13 Nëntor 2020, 18:46

Pas komentit të Dj Snake, Lei Kraja rrëfen të vërtetën mes tyre (VIDEO)


Lei Kraja është një ndër moderatoret sportive më të dashura për publikun shqiutar.

Së fundmi, Dj Snake ka komentuar në postimin e moderatores, ku ky koment i tij ka marrë vëmendjen e moderatores dhe ajo nuk ka nguruar për t’i kthyer një përgjigje me një emoji me sy me zemra.

Ditën e sotme në emisionin “Friend Zone”, moderatorja ka treguar të vërtetën e pritjes së komentit të Snake.

Më bëri pak çudi, por është globalizuar bota dhe është ngushtuar. Nuk më ka shkruar mesazh, nuk i bëra aq përshtypje. Unë nuk  flas kurrë për jetën personale, por vetëm për profesionale. Nuk më duket normale që të dal e të them që dal me këtë”- është shprehur Lei.