LIFESTYLE, 4 Qershor 2018, 11:28

Foto/ Elis Bakaj i jep fund beqarisë, martohet me modelen rumune

Elis Bakaj i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së shtunës në një ceremoni madhështore, teksa ka kurorëzuar martesën e tij me modelen rumune, Andreaa Alexandra Constantin.

Pas më shumë se 6 viteve lidhje me bukuroshen rumune, ish-lojtari i kombëtares kuqezi bëri hapin e madh duke lidhur kurorë me Andreaan.

Sulmuesi i Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus në praninë e 200 të ftuarve dhe në një super ceremoni e ka pasur ditën më të bukur të jetës të shtunën.

Ai ka djegur shaminë e beqarit, ku mes të ftuarve ishin edhe ish- futbollistë, ish-shokë skuadre të Bakajt në ekipe të ndryshme dhe lojtarë nga Superiroja. Të trashëgoheni Bakaj dhe Andreaa.

elel