LIFESTYLE, 3 Korrik 2018, 11:21

Dedikimi më romantik deri më sot: Marina i bën urimin e veçantë Getoarit për ditëlindje

Sot Marina Vjollca feston ditëlindjen e Getoar Selimit për herë të parë si bashkëshortin e saj. Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë në një ceremoni shtatorin e vitit të kaluar, ndodhet me pushime në Sardegna.

Destinacion që duket se e kanë zgjedhur edhe për të festuar 36-vjetorin e reperit.

Urimi më romantik dedikuar tij ishte ai i Marinës:

“Të shoh ty dhe shikoj pjesën tjetër të jetës sime në sytë e mi! Gëzuar ditëlindjen jeta ime! Ti meriton më të mirën!”.