LIFESTYLE, 5 Shtator 2021, 15:57

Angelina Jolie: Kisha frikë për sigurinë e familjes gjatë martesës me Brad Pitt

Angelina Jolie: Kisha frikë për sigurinë e familjes gjatë

Angelina Jolie ka folur së fundmi për divorcin e saj me aktorin Brad Pitt.

Gjatë një intervistë për “The Guardian”, Angelina rrëfeu se kishte frikë për sigurinë e familjes së saj gjatë martesës me Brad.

Ajo u shpreh se, nuk mund të fliste më gjerë për përvojat me aktorin, për shkak të një situate të vazhdueshme ligjore, por pranoi se ishte zhgënjyer nga përvojat e saj të fundit dhe donte që së bashku me fëmijët e saj, por edhe Pit të ecnin përpara.

Nga ana tjetër, avokatët e Jolie po kërkojnë që të hiqet çdo urdhër ndalimi automatik i përkohshëm, për të lejuar Jolie të shesë aksionet e një prone që ka bashkë me Brad Pitt.