TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi sot se forcimi i lidhjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është thelbësor për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian, duke kontribuar njëkohësisht në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tij.
Në edicionin e 12-të të Forumit të Tiranës për Lidhjet Rajonale, organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, diskutimi u përqendrua te bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimet e tyre për zbatimin e agjendave kombëtare të reformave në kuadër të Planit të ri të Rritjes (Growth Plan).
Mesazhi kryesor i forumit ishte se Shqipëria dhe rajoni po kalojnë nga faza e përgatitjes drejt zbatimit konkret të reformave.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, theksoi se BE-ja do të vijojë mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë politike, teknike dhe financiare për të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor, për t’i ndihmuar të çojnë përpara reformat kryesore politike, institucionale, sociale dhe ekonomike, të nevojshme për përparimin e tyre në rrugën drejt BE-së”, tha ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.