AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 14:59

Formula e KQZ-së, PD bën propozimin e tretë

Formula e KQZ-së, PD bën propozimin e tretë

Partia Demokratike ka bërë një propozim të tretë, për formulën e trupave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas refuzimit të Partisë Socialiste.

“Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3.

Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.

Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit”, shkruhet në propozimin e Partisë Demokratike.