TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni për Integrimin Europian ka miratuar në mbledhjen virtuale projekt- rezolutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.
Në këtë mbledhje është shënuar edhe një incident pasi në një moment u dëgjua një telefonatë.
Në momentin që kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari po bënte apelin përmes platformës “Zoom”, në radhën e deputetit Taulant Balla, u dëgjua edhe zëri “misterioz”.
Në pamje duket vetëm Hajdari por, për një moment ndizet një nga mikrofonët e deputetëve dhe dëgjohet telefonata: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”.
Nga mikrofoni i ndezur dëgjohet edhe përgjigja e deputetit i cili thotë: “Pse ça bëra unë?”
Më pas linja ndërpritet dhe i kalon radha deputetit Nikolin Staka.
VIDEO:
/Abc News