AKTUALITET, 10 Dhjetor 2019, 23:35

Flet "menaxheri" i ndihmave, Arben Ahmetaj: Kemi 6 mijë donatorë, ata i heqin nga vetja, jo nga tepria

Flet "menaxheri" i ndihmave, Arben Ahmetaj: Kemi 6 mijë

Ish ministri i Financave, aktualisht i emëruar nga Edi Rama si koordinator i ndihmave dhe menaxher i aspektit financiar, post-tërmet, Arben Ahmetaj, ka folur në emisionin Opinion, lidhur me donancionet që janë depozituar në e-albania.

Ahmetaj tha se deri tani ka afërsisht 6 mijë donatorë në e-albania, kryesisht qytetarë që kanë hequr para nga kursimet e tyre, për t'u ardhur në ndhmë viktimave dhe personave të prekur nga tërmeti.

Është interesant fakti, se imami Elvis Naçi, ka arritur të mbledhë para në shifra rekord në krahasim me qeverinë, për shkak se çuditërisht gëzon më shumë besim nga qytetarët, qeveria dhe disa prej figurave të saj të njollosura, në këto gjashtë vite.

Arben Ahmetaj: Ka donatorë që vijnë nga e-albania. Janë gati 6 mijë donatorë, janë shumë të vogla që vijnë nga njerëz që i kanë hequr nga vetja e tyre, jo nga tepria. Ka qytetare dhe biznese që kanë sjellë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, direkt në llogarinë e thesarit. Këto janë të destinuara vetëm për tërmetin. Nuk ka derdhje nga qeveritë e huaja, të konfirmuara kam një listë të gjatë por e kryeson KE me 15 milionë euro. Është e sigurt që do shkojë në 100 milionë euro. Unë numëroj vetëm ato që janë angazhime zyrtare, qeveria e Turqisë do kontribuojë me 500 apartamente që do ndërtohen nga veta ata në tokë që do ofrohet nga shteti shqiptar kryesisht në zonën e Laçit.