AKTUALITET, 10 Dhjetor 2019, 23:05

Interi i thotë lamtumirë Championsit, Barça fiton edhe me rezervat

Interi i thotë lamtumirë Championsit, Barça fiton edhe me


Interi dështon përballë Barcelonës me rezerva.

Zikaltrit e kanë të pamundur për të marrë pikë dhe në këtë mënyrë i thonë lamtumirë për këtë sezon Champions Leagues.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte u mposhte me rezultatin 2-1 në “Giuseppe Meazza”.

Katalanasit arritën të parët të kalonin në avantazh me anë të talentit Carles Perez, ndërsa Lukaku barazoi shifrat 1 minutë nga fundi i pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të lojës Interi provoi disa herë por tentativat e dobëta u neutralizuan nga portieri i dytë i Barçës, Neto.

Për të vendosur qetësinë në stadium mendoi 17-vjeçari Ansu Fati i cili me një goditje të bukur në hyrje të zonës kalon Barcelonën në avantazh.

Ndërkohë Dortmundi siguroi pjesëmarrjen në fazën tjetër falë fitores me rezultatin 2-1 përballë Slavia Prague.

Pas kësaj humbje, Interi siguron pjesëmarrjen në Europa League duke u renditur në vendin e tretë me vetëm 7 pikë të grumbulluara.

[video width="640" height="350" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/12/BxorDlp7KdXEuz3NzzyS_10_c94494bfd32f79bf63d2912ab8c4755e_video_360p_converted.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/12/RlfQk6TouXwyUr2Wgtlc_10_c88974e906053cdf9c41881557c4e97e_video_720p_converted.mp4"][/video]