TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Flamurtari ka arritur të marrë një tjetër rezultat surprizë (1-1), duke bllokuar në fushën e vet Partizanin kryesues, i cili sot kishte mundësinë e arratisë. Të kuqtë nuk kanë përfituar nga ndalesat e skuadrave ndjekëse për të filluar një arrati të vogël e duke ruajtur ngjeshjen e plotë në renditjen e Superiores.
Partizani, edhe pse dominoi të gjithë ndeshjen, e kishte shumë të vështirë që të kalonte prapavijën e ngjeshur të vendasve e sidomos portierin Moçka i cili me grushtimet e tij ruajti për shumë minuta portën e paprekur. Ai u ndëshkua vetëm nga zhvillimi i një goditje dënimi nga e cila përfitoi Belica për të çuar topin në rrjetën e vlonjatëve.
Reagimi i vendasve ishte i shpejtë me Nebihin duke barazuar shifrat dhe për disa minuta, duke përfituar nga tronditja e të kuqve, u mundua që të kthente sfidën në favorin e vet. Në minutat e fundit, Partizani iu afrua përsëri golit, por Braun e Kordeiro nuk gjetën rrjetën të ndalur nga Moçka, duke shpërdoruar mundësinë e arratisë.
Flamurtari-Partizani 1-1
58′ B. Nebihi / 54′ Belica