TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 700 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Për të përballuar fluksin e urgjencave , Urgjenca Mjekësore Kombëtare dhe spitalet në të gjithë Shqipërinë ishin në gatishmëri 24 orë në ditët festive.
Ndërkohë që u riorganizua shërbimi i urgjencës në territor. Rreth 127 autoambulanca ishin në gatishmëri me ekipet mjekësore në të gjithë vendin.
Në Tiranë ishin 5 pika dhe 8 ekipe urgjence në terren, pranë sheshit Nënë Tereza dhe sheshit Skënderbej, në Kombinat, rrugën e Kavajës, në ish-Urgjencën e Tiranës si dhe në Qendrën Kombëtare të Urgjencës, pranë spitalit të Traumës.
Në kryeqytet autoambulancat që ishin në gatishmëri kanë kryer 142 misione.
17 persona u dëmtuan lehtë nga fishekzjarret, ndërkohë që ka patur edhe raste të shumta nga qytetarët që kërkonin ndihmë mjekësore si rezultat i konsumimit të alkoolit./scan