TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elseid Hysaj nuk po kalon ditët më të mira te Napoli duke qenë se ka humbur vendin titullar në formacion.
Pavarësisht ndërrimit të trajnerit, duket e vështirë që mbrojtësi shkodran të kthehet në protagonist, sidomos tani që kontrata e tij po shkon drejt fundit dhe në verë mund të largohet me parametra zero, gjithmonë nëse nuk shitet në janar.
Me ardhjen e Xhovani Di Lorencos, Hysaj e ka më të vështirë të gjejë hapësira megjithatë dëmtimet që kanë goditur mbrojtjen e Napolit, mund ta bëjnë Hysajn të ndihet me fat. Napoli i tij e nis vitin me një përballje të vështirë në shtëpi ku do të presë zikaltërit e Interit.
Këtë takim, Hysaj mund ta nisë nga minuta e parë dhe diçka të tillë e konfirmojnë mediat italiane.
Dëmtimet në qendër të mbrojtjes, mund të spostojnë Di Lorencon që qendër dhe Hysaj të aktivizohet në krahun e djathtë.
Gatuzos i duhet të improvizojë në këtë takim, teksa një mungesë e rëndësishme është edhe ajo e Mertens që është detyruar të largohet në Belgjikë për shkak të një problemi muskulor.