TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një familje është goditur nga koronavirusi në lagjen “15 Tetori” në Fier.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se është infektuar një familje me 5 anëtarë, 4 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv që në testin e parë, dhe njërit pritet t'i ribëhet tamponi.
Mes personave të prekur ka edhe fëmijë, ndërsa ka nisur dizinfektimi i lagjes dhe banesës, e cila është një shtëpi private.
Ajo që e bën dhe më alarmante situatën është se kryefamiljari është një shofer furgoni mallrash dhe ka pasur kontakte të shumta dhe në dyqanet e qytetit.
Asnjë nga anëtarët e familjes nuk ka pasur historik udhëtimi me jashtë vendit, çka të bën të dyshosh se ka qenë pikërisht kryefamiljari ai që është infektuar i pari mes anëtarëve.