TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi brenda një kohe të shkurtër. Brenda 24 orëve kanë humbur jetën 1 700 persona.
Sipas të dhënave të pasqyruara në Worldometers, numri i të infektuarve në vend është rritur në 400,546 ndërsa, deri më tani kanë humbur betejën me virusin korona, 12,857 persona.
Me 400,546 të sëmurë, SHBA-të kanë numrin më të lartë të të infektuarve në botë, ndërsa rastet globale kanë arritur në 1,4 milionë. Në një konferencë për media, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-të mund të jenë duke arritur “majën e kurbës”.
Sipas parashikimeve të ekspertëve, numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në SHBA mund të shkojë diku tek 100,000 ose 200,000 persona. Deri më tani, vendi me numrin më të madh të viktimave është Italia me 17,127.