AKTUALITET, 3 Qershor 2020, 23:12

Fahri Balliu: Rama është i traumatizuar, kurse Bashës ambasadorja Kim i tha "mik"

Fahri Balliu: Rama është i traumatizuar, kurse Bashës ambasadorja

Fahri Balliu, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, ka deklaruar se Edi Rama është në situatë dramatike dhe traumatike, sepse po i vjen fundi, ndërsa Lulzim Bashën ambasadorja amerikane e ka quajtur "mik".

Pjesë nga biseda:

Fahri Balliu: Rama është në një gjendje traumatike që të kujton gjendjen gjatë rëniës së Rajhut të Tretë.

Skënder Minxhozi: Unë mendoj se opozita e bashkuar ka shpallur non grata ambasadën amerikane. Janë disa deputetë, që kanë dalë edhe nga parlamenti, Ne jemi edhe të paaftë të merremi vesh me njëri tjetrin. Ky antagonizmi i PD me amerikanët është histori që shkon shumë larg. Duke qenë një parti antikomuniste, madje Amerika ka qenë më pranë saj.

Fatos Lubonja: Pse flisni kështu? Amerika ka zëvendësuar Bashkimiin Sovjetik dhe Kinën. Populli është nënshtruar. Mos e bëj gjasme sikur PS ishte disi antiamerikane, gjithë kohës me SHBA ka qenë.

Fahri Balliu: Një president amerikan që ka ardhur këtu, George Bush erdhi kur kryeministër ishte Sali Berisha, edhe në NATO hymë kur PD ishte në pushtet. Edhe pavarësia e Kosovës u bë më 2008, kur në pushtet ishte Berisha.

Skënder Minxhozi: Kosova është çliruar në një periudhë tjetër. Gjysma e ambasadorëve të huaj janë non grata nga kjo opozitë.

Fahri Balliu: Jo, Bashës madje i tha mik ambasadorja.