SPORT, 11 Korrik 2021, 10:02

Europiani/ Kompeticion i rekordeve, katër primate në një muaj

Europiani/ Kompeticion i rekordeve, katër primate në një muaj


Mungon vetëm një ndeshje, por ky Europian ka thyer katër rekorde. I pari është ai për lojtarin më të ri debutues që falë 17 viteve e 246 ditëve i përket polakut Kacper Kozlovski.

Nga Polonia në Republikën Çeke distanca nuk është e largët. Të paktën jo në proporcion me golin e Patrik Shikut që i shënoi portierit të Skocisë Marshall, nga 45.5 metra duke bërë që realizmi i tij të mbajë rekordin e distancës në një Europian. Duke qëndruar te golat, në këtë turne janë shënuar 140 të tillë.

Më shumë se në çdo edicion tjetër. E të mendosh që do të luhet edhe finalja e rekordi i golave mund të rritet ndjeshëm. Rrjeta rivale, por edhe personale. Edhe në këtë aspekt, kemi të bëjmë me rekord pasi janë 11 autogolat e shënuar në këtë Europian.

Më shumë se kurrë, por edhe në këtë rast, numri mund të rritet nëse dikush, mes italianëve dhe anglezëve, shënon në portën e tij.