TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Rei Manajt dhe Andi Hotit, talenti 16-vjeçar, Kevin Zefi, ka nënshkruar për Interin.
Zefi luan në rolin e sulmuesit dhe aktivizohej te skuadra e të rinjve të Shamrok Rovers, në Irlandë, por tani ka bërë një hap të madh në karrierë.
Ditën e sotme ai ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me zikaltrit.
16-vjeçari ka lindur në Irlandë, por ka dhe nënshtetësi shqiptare.
Lajmin për transferimin e Zefit në Milano e bëjnë të ditur mediat irlandeze, duke i uruar fat në karrierë shqiptarit siç ka bërë më parë dhe Robi Kin dhe Liam Bredi.
16-vjeçari do të inkuadrohet menjëherë në ekipin zinxhir të të rinjve.
https://twitter.com/IrishPropaganda/status/1413818262656327680?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1413818262656327680%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fnje-tjeter-shqiptar-tek-interi-zikaltrit-transferojne-talentin-16-vjecar%2F