AKTUALITET, 10 Korrik 2021, 16:07

Europa regjistron numrin më të lartë të viktimave në 60 vite për shkak të Covid

Europa regjistron numrin më të lartë të viktimave në 60

Bashkimi Europian ka shënuar rekord në numrin e viktimave gjatë 2020 për shkak të pandemisë, shifra më e lartë në 60 vite, sipas statistikave të Eurostat. Vendet e BE-së regjistruan 534,000 viktima më shumë se në 2019 (+ 11%): numri i të vdekurve nga 4.7 milionë u rrit në 5.2 milionë.

Shifra që “pasqyrojnë ndikimin e pandemisë Covid-19”, sipas Eurostat. Një zëdhënës tha se ky ishte “numri më i lartë i viktimave që nga viti 1961”.

Numri i vdekjeve u rrit në të gjitha vendet e BE-së, por kryesisht në Itali (+111.700, + 18%), Spanjë (+75.500, + 18%) dhe Poloni (+67.600, +17%), sipas të dhënave të botuara nga Zyra Europiane e Statistikave.

Niveli i lartë i vdekshmërisë kontribuoi në uljen e popullsisë së BE-së në vitin 2020, e cila u rrit nga 447.3 milion banorë në 447 milion. Numri i lindjeve gjithashtu shënoi rënie.

Nga 2001 në 2019, popullsia u rrit me 4%, një rritje e ushqyer kryesisht nga një bilanc pozitiv i imigracionit. Ky ekuilibër ra në vitin 2020, pasi u prek nga efektet e pandemisë. Sidoqoftë, elementi kryesor që shpjegon rënien e popullsisë është ndikimi i pandemisë.

Rënia më e madhe e popullsisë u regjistrua në Itali (-384,000, ose -0,6% e popullsisë), e ndjekur nga Rumania (-143,000, -0,7%) dhe Polonia (-118,000, -0,3%).

Në total, nëntë nga 27 vendet anëtare shënuan rënien më të madhe të popullsisë në vitin 2020, 18 vendet e tjera regjistruan rritje: të tilla si Franca (+119,000, + 0,2%), ku numri i lindjeve është më i lartë se i vdekjeve.