AKTUALITET, 7 October 2026, 16:51

Euro nuk ndal rënien, zbret në nivelin e 91 lekëve

Euro nuk ndal rënien, zbret në nivelin e 91 lekëve

Tregu valutor në vend ka shënuar një tjetër zhvillim, duke regjistruar nivele minimale historike për monedhën e përbashkët europiane, ndërkohë që leku vijon të fitojë terren.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 91.79 lekë, me një rënie prej 0.11 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke shënuar një prej vlerave më të ulëta të regjistruara ndonjëherë.

Prej fillimit të muajit Gusht, që këmbehej me 93.53 , monedha e përbashkët ka vijuar të bjerë në mënyrë të vazhdueshme duke shënuar rekorde të reja të këmbimit. 

Në krahasim me fillimin e vitit 2026, euro ka rënë me 5%, pasi në janar këmbehej me 96.7 lekë.

Kjo tendencë vijon të favorizojë importet dhe qytetarët me kredinë valutë, por nga ana tjetër përbën një sfidë të vazhdueshme për eksportuesit dhe familjet që mbështeten nga remitancat, duke ulur të ardhurat e tyre të disponueshme në lekë.