AKTUALITET, 7 October 2026, 16:10

Akuzohen për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në SPAK

Akuzohen për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera,

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas mediave, Gjyli ka qëndruar në ambientet e SPAK për të paktën 30 minuta i shoqëruar me avokatin e tij.

Dy vartësit e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Gjyli dhe Elezi janë paraqitur në SPAK edhe javë me parë, në lidhje me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tyre, teksa akuzohen për korrupsion dhe “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.