TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i jashtëm grek në Greqi Nikos Dendias pritet të mbërrijë nesër në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.
Dendias do të mbërrijë rreth orës 11:00 të paradites.
Në axhenda është përcaktuar se Dendias fillimisht do të takohet me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj në Ministrinë e Jashtme.
Më pas, ministri i jashtëm i Greqisë dot të ketë takim me kryeministrin Edi Rama, ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjithashtu pritet të ketë edhe një takim me Presidentin Meta.