AKTUALITET, 14 Gusht 2019, 09:42

Ersekë, përfshihen nga flakët 15 hektarë pyje

Ersekë, përfshihen nga flakët 15 hektarë pyje


Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Boshanj të Ersekës. Mësohet se 15 hektarët dushk dhe pisha janë përfshirë nga flakët.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por është terreni shumë i vështirë dhe për të ndërhyrë.

Forcat zjarrfikëse janë mobilizuar për të shuar flakët.

Duhet të themi se flakët po përparojnë me shpejtësi nga temperaturat e larta dhe pyjet e dendura.