AKTUALITET, 13 Gusht 2019, 22:57

Makina përplas motorin pranë QSUT, një i plagosur

Makina përplas motorin pranë QSUT, një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Ngjarja është shënuar pranë QSUT, ndërsa raportohet për një person të plagosur.

Një numër i madh njerëzish u mblodhën pranë personi të plagosur, ndërsa disa prej tyre i dhanë dhe ndihmën e parë deri sa mbërrin ambulanca.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor në rrugë, ndërsa pritet që policia të zbardhë shkaqet e aksidentit.