AKTUALITET, 20 Tetor 2020, 23:46

Minoritarët me ankesa dhe kërkesa, ministri grek: Herën tjetër do të vij te fshati i origjinës në Himarë

Minoritarët me ankesa dhe kërkesa, ministri grek: Herën

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë vizitës në Tiranë zhvilloi një takim edhe me përfaqësuesit e minoritetit dhe Kryepeshkopin Janullatos.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i ngriti Dendiasit disa shqetësime me të cilat sipas tyre përballet minoriteti grek në Shqipëri, siç janë mbrojtja e pronës, arsimi, etj.

Në takim gjithashtu minoriteti kërkoi heqjen e kushtit për testin e covid-it për të kaluar në Greqi dhe rihapjen e doganës në Mavromati.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias pasi përsëriti mbështetjen për komunitetin bëri edhe një premtim. “Vizitën e ardhshme do të vij në Himarë, do të vizitoj edhe fshatin Vouno” nga ku është origjina e familjes së tij.

Dendias takoi sot liderët e shtetit shqiptar, ku u zyrtarizua marrëveshja që çështja e kufirit detar të dërgohet në Hagë për t’u zgjidhur përfundimisht.