TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Rexhep Erdogan së fundmi ka njoftuar se shitja e maskave është e ndaluar në të gjithë Turqinë. Ato do jepen falas për të gjithë popullin.
Do shpërndahen nëpër supermarkete ose nëpër shtëpitë e çdo qytetari.
"Ne kemi rezerva të mjaftueshme dhe plane prodhimi për të gjithë popullsinë derisa të mbarojë pandemia", është shprehur presidenti.
Ai ka deklaruar se do ndërtohen dy spitale të reja në Turqi me 1,000 shtretër gjatë luftës kundër koronavirusit.
Sipas Erdoganit, njëri nga spitalet do të ndërtohet në rrethin Jeshikoj në anën evropiane të qytetit, ndërsa tjetri do të ndërtohet në Sanxhaktepe në anën aziatike.