AKTUALITET, 21 Dhjetor 2020, 12:50

Epidemiologu ngre alarmin: Mos merrni dhe mos jepni kortizonikë në fazat e para dhe të lehta të koronavirusit

Epidemiologu ngre alarmin: Mos merrni dhe mos jepni kortizonikë në

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ngritur alarmin për përdorimin e kortizonikëve tek shqiptarët, në stadet e lehta të sëmundjes së shkaktuar nga Covid-19.

Ai bën thirrje për kujdes, pasi medikamentet “kur nuk përdoren në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, jo vetëm që nuk ofrojnë asnjë efekt por ushtrojnë efekte anësore negative të njohura e të panjohura”.

“Ky është rasti edhe i kortizonikëve, të cilët po jepen si karamele edhe në Shqipëri. Indikacioni i vetëm klinik për dhënien e kortizonikëve është te pacientët e sëmurë rëndë, potencialisht në detres respirator”, thekson mjeku në shkrimin e tij në rrjetet sociale.

Ajo që është më e keqja thekson mjeku, është që në shumë raste këto medikamente me përmbajtje kortizonike jepen dhe në ditët e para të diagnozëz me Covid.

“Mos merrni dhe mos jepni kortizonikë në fazat e para dhe të lehta të sëmundjes! KORTIZONIKËT E DHËNË PA KRITER RRISIN GJASAT E VDEKJES!”, shkruan mjeku i njohur.

Postimi i plotë i mjekut:

Ilir Alimehmeti

❗ “PRIMUM NON NOCERE”

Cit.: Dogmë mjekësore (shqip: “Së pari mos bëj dëm”)

Miqtë e mi!

? Një lutje për të gjithë!

⛔ Në kuadrin e frenezisë së trajtimit të COVID-19, po rendim drejt skajit tjetër mjekësor, atij të MBITRAJTIMIT!

⛔ Kujdes, medikamentet kur nuk përdoren në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, jo vetëm që nuk ofrojnë asnjë efekt por ushtrojnë efekte anësore negative të njohura e të panjohura.

?? Ky është rasti edhe i kortizonikëve, të cilët po jepen si karamele edhe në Shqipëri.

? Indikacioni i vetëm klinik për dhënien e kortizonikëve është te pacientët e sëmurë rëndë, potencialisht në detres respirator.

⛔ NUK JEPEN KORTIZONIKË NË FORMAT E LEHTA!

⛔ AQ MË KEQ QË DITËN E PARË TË DIAGNOZËS!

?? Studiuesit e qendrës prestigjioze Mayo Clinic, Rochester – SHBA kryen një meta-analizë (maja e evidencës mjekësore) mbi përdorimin e kortizonikëve në COVID-19 dhe raportuan në revistën CHEST më 28 tetor 2020 se:

⛔ KORTIZONIKËT E RRISIN VDEKSHMËRINË E PËRGJITHSHME ME 2.3 FISH! (Figura 3 e artikullit)

✅ Në rastet e sëmura rëndë kortizonikët e ulin vdekshmërinë me 35%. (Figura 4 e artikullit)

? Vdekshmëria e rritur te pacientët që përdorin kortizonikë vjen si rrjedhojë e efekteve të njohura protrombotike të kortizonikëve e kombinuar me efektet anësore negative të kortizonikëve si superinfeksionet, aspergiloza pulmonare e lidhur me COVID-19, hiperglicemia dhe hipertensioni arterial.

❗ Të gjitha efekte anësore të njohura miqtë e mi!

Pra:

⛔ Mos merrni dhe mos jepni kortizonikë në fazat e para dhe të lehta të sëmundjes!

⛔ KORTIZONIKËT E DHËNË PA KRITER RRISIN GJASAT E VDEKJES!

Kujtoni:

? PRIMUM NON NOCERE ?

? Asnjë mjekim nuk është karamele.

? Mos i trajtoni si të tillë.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT