AKTUALITET, 21 Dhjetor 2020, 09:52

Lejuan prerjen e pyjeve në Korçë, gjykata lë në burg pesë policët

Lejuan prerjen e pyjeve në Korçë, gjykata lë në burg

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pesë policët e komisariatit të Maliqit.

Gjatë seancës së zhvilluar mëngjesin e sotëm efektivët e rendit, Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo, Adrian Çekiçi morën masën arrest me burg ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat. Shtatë efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve.

Në keqpërdorim të atributeve që u jepte detyra këta shtetas kanë lejuar këtë veprimtari të paligjshme duke konsumuar elementët e shpërdorimit të detyrës.