TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shkarkimit nga puna si pjesë e stafit diplomatik në Bukuresht të Rumanisë, Enver Hoxha ka paditur ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Hoxha, jo ish-diktaori kërkon që të zhbëhet urdhri që e la atë pa punë dhe të rikthehet në detyrën që kishte.
Shkarkimi nga puna i Enver Hoxhës është bërë që në periudhën kur ministria drejtoeht nga Ditmir Bushati në vitin 2015. Tashmë padia e diplomatit është për gjykim në gjykatën Adminsitrative të apelit, pasi është rrëzuar nga shkallën e parë.
Padia e Enver Hoxhës
Enver Hoxha kërkon rikthimin në pozicionin që mbante dhe marrjen e të gjitha pagesave që nga viti 2015, ku është shkarkuar deri tani.
Detajet e çështjes
Paditës: Enver Hoxha
I paditur: Ministria e Puneve te Jashtme te R.SH
Objekti: Deklarimin absolutisht te pavlefshem te aktit administrative vendimit nr 25 prot dhe nr 3 regjistri date 21.1.2015 te Komisionit te Disiplines ne Ministrine e Puneve te Jashtme Tirane pasi eshte marre me shkelje te renda te procedurave qe rregullojne kete.
Relatori: Bari Shyti
Dispozitivi: Lënien në fuqi të vendimit Nr. 2130, datë 21.04.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Kundër vendimit lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda 30 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të këtij vendimi.