AKTUALITET, 30 Shtator 2020, 17:24

Enkeleda Kapedani në krye të gjykatës së Elbasanit

Enkeleda Kapedani në krye të gjykatës së Elbasanit

Në krye të gjykatës së Elbasanit është vendosur Enkeleda Kapedani. Mbas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, sot u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të gjykatës së Elbasanit.

Gjyqtarja Kapedani, ka marrë më shumë vota se dy koleget e saj Matilda Fetau dhe Pajtime Fetahu, që konkuronin për këtë pozicion. Enkeleda Kapedani ka marrë katër vota, Matilda Fetau ka marrë katër vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë një votë. Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.