TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Vlorës e ka dënuar me dhjetë vjet burg Tesi Basho, i konsideruar njeri me rrezikshmëri të lartë në qytetin bregdetar.
Ai dyshohet për disa vepra penale, si armëmbajtje pa leje, shitje dhe prodhim i narkotikëve dhe falsifikim pasaportash. Basho e ka apeluar vendimin.
Ai u arrestuar në tetor të vitit të shkuar në Selenicë.
Ndaj Bashos, janë edhe dy dosje të tjera në shqyrtim, ajo e dhënë nga drejtësia italiane ku është dënuar me burgim të përjetshëm pasi dyshohej për vrasje si dhe një akuzë për gjobë ndaj një biznesmeni me vlerën e 100 mijë eurove.
Tesi alias Tesilvan Basho ishte arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali në vitin 2016, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe shfrytëzim prostitucioni.
Në vitin 2008, Basho dyshohet se ka vrarë dy prostituta në qytetin e Torinos, njërën prej të cilave e shfrytëzonte për prostitucion.