AKTUALITET, 30 Shtator 2020, 16:37

Lufta në Kaukaz, Aliyev: Nuk tërhiqemi deri sa armenët të ikin nga toka jonë

Lufta në Kaukaz, Aliyev: Nuk tërhiqemi deri sa armenët të

Përplasjet mes Bakusë dhe Yerevanit kanë vijuar që të përshkallëzohen që nga e diela ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për agresion.

Azerbajxhani do ta rimarrë integritetin e tij territorial, u shpreh të mërkurën presidenti Ilham Aliyev duke shtuar se vendi kishte shpresuar se mund t’i arrinte qëllimet me anë të negociata, por ato dolën të pavlefshme.

Aliyev tha po ashtu se Baku do ta ndalonte ofensivën nëse ushtria armene do të linte “territoret e pushtuara”. Sipas tij, ky është kushti i vetëm për pushimin e konfliktit.

“Armenia duhet që ta lërë politikën e pushtimit. Dhe, gjithsesi kryeministri armen vendos kushte për ne, ai ka vendosur 7 kushte. I kam thënë shumë kohë më parë se ne i refuzojmë këto kushte. Ne kemi vetëm një, Forcat e Armatosura Armene duhet të largohen urgjentisht nga tokat tona,” tha kreu i shtetit gjatë një mbledhjeje me ushtarët e plagosur.

Aliev shtoi se Azerbajxhani ka paralajmëruar se do të përdorë mjete ushtarake për ta zgjidhur çështjen nëse negociatat rezultojnë të pafrytshme, duke theksuar se vendi duhet të rivendosë integritetin e tij, pasi Nago-Karabaku është historikisht territor i Azerbajxhanit.