Drejtuesi politik i PD në Qarkun Shkodër, Helidon Bushati, ka zhvilluar një takim me banorët e Bërdicës, nga ku akuzon pushtetin e propagandës se i ka harruar banorët e kësaj zone.
‘Sado i ashpër të jetë një regjim, Bërdica nuk pajtohet me të keqen. Familja Kastrati dhe Simoni më hapën dyert. Secila prej tyre, sikurse Bërdica në tërësi, kanë sakrifikuar për demokracinë. Kanë vuajtur persekutimin e një regjimi dhe vazhdojnë të vuajnë hakmarrjen e një regjimi tjetër’, shkruan Bushati në Facebook.
Postimi i plotë i Helidon Bushatit:
Për pushtetin e propagandës, Bërdica nuk ekziston.
Sado i ashpër të jetë një regjim, Bërdica nuk pajtohet me të keqen.
Familja Kastrati dhe Simoni më hapën dyert. Secila prej tyre, sikurse Bërdica në tërësi, kanë sakrifikuar për demokracinë. Kanë vuajtur persekutimin e një regjimi dhe vazhdojnë të vuajnë hakmarrjen e një regjimi tjetër.
Kudo ku troket gjen emigrim, varfëri dhe harresë, por sot gjeta edhe një kampion. Servetin, djalin e familjes Kastrati, kampion i çiklizmit për moshën e tij.
Me 25 Prill, banorët e Bërdicës do të reagojnë. Për fitoren e tyre dhe për fitoren e të gjithë shqiptarëve.
Për pushtetin e propagandës, Bërdica nuk ekziston.
Sado i ashpër të jetë një regjim, Bërdica nuk pajtohet me të...
Posted by Helidon Bushati on Friday, March 19, 2021