TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim që nga nëntori i vitit 2017 me vendim të Gjykatës së Firences, është arrestuar ditën e sotme nga Policia italiane.
Shqiptari i ndaluar është Alberto Topi, që mbante edhe emrat Elton Topi dhe Gashi Topi.
Ky i fundit ishte arrestuar nga policia italiane në vitin 2008 pasi ishte kapur me 1 kg kokainë.
Shqiptari pasi kreu 3.6 vite burg, u dëbua dhe iu ndalua hyrja për 10 vite në shtetin italian.
Më 13 nëntor 2017, shqiptari ishte rikthyer sërish në mënyrë të paligjshme në Itali.
Ekzekutimi i urdhërit për arrestim u bë ditën e djeshme, ndërsa shqiptari u dërgua në burg.