TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme, gazetari i BILD, Peter Tiede, u shpreh se kryeminisri Rama e ka braktisur padinë ndaj kësaj media gjermane, lidhur me përgjimet e publikuara për manipulimin e votave.
Tiede tha se ndihet i keqardhur, pasi do kishte prefuar përballjen në gjyq me Edi Ramën, duke qenë se kishte prova të reja.
Por, kryeministri ka dhënë ditën e sotme, shpjegimin më qesharak të mundshëm, për tërheqjen nga kjo padi. Pasi u përbetua përpara popullit shqiptar, se do të padisë këtë media për shpifje, Rama thotë se nuk do ta vazhdojë gjyqin, sepse u takua me shefat editorialistë të BILD dhe "kaloi aq bukur", sa nuk pati motiv të vazhdojë.
"Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!", shkruan Rama.
Por, Edi Rama nuk e nisi padinë ndaj medias gjermane, se kishte probleme personale me shefat e BILD, por sepse kërkonte të dëshmonte përballë shqiptarëve, se sipas tij, kjo media kishte shpifur për manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe se Edi Rama do ta provonte këtë gjë në gjykatë.
Ndryshe nga Edi Rama që ka "kaluar bukur" në takim me shefat editorialistë të Bild dhe është tërhequr, media gjermane nuk është tërhequr nga artikujt e publikuar, përkundrazi gazetari Tiede tha se i qëndron publikimeve dhe se po vijon hulumtimet për ngjarje të tjera në Shqipëri.
Sot, Edi Rama po e trajton këtë çështje, si një problem fare banal, që u zgjidh menjëherë, në takim me shefat e Bild, ku me sa duket, kryeministri u bind se nuk ja "kishin me të keq" dhe nuk e vazhdoi gjyqin.
Ky shpjegim i kryeministrit, dëshmon se sa e vërtetë dhe e saktë, është deklarata e gazetarit Peter Tiede, se Rama u tregua i mençur duke u tërhequr nga gjyqi!
Por, pavarësisht këtyre piruetave të njohura tashmë të Edi Ramës, përgjimet e kriminelëve që mblidhnin vota për Rilindjen, mbeten aty, si prova të qarta të masakrës elektorale.
/TPZ.al/
Reagimi i Ramës:
