AKTUALITET, 22 Prill 2020, 19:20

Rriten rastet e reja dhe ulen vdekjet në Gjermani/ 41 viktima dhe 591 të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Rriten rastet e reja dhe ulen vdekjet në Gjermani/ 41 viktima dhe 591

Dyzet e një viktima janë rregjistruar ditën e sotme në Gjermani dhe në krahasim me ditën e djeshme numri i jetëve të humbura ka rënë ndjeshëm, pasi dje janë rregjistruar 224 persona.

Sipas autoriteteve shëndetësore deri më tani në vend janë regjistruar 5,086 viktima. Ndërkohë mediat vendase kanë bërë më dije se gjatë 24-orëve janë infektuar me sëmudjen vdekjeprurëse 591 pacientë dhe në total numri i të prekurve ka shkuar në 149,044persona.

Po ashtu mediat kanë reportuar se deri më tani janë shëruar 95,200 persona dhe në gjendje kritike për jetën janë janë 2,889 pacientë.

181,052 viktima, 2,592,234 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë.