AKTUALITET, 6 Gusht 2020, 08:39

EMRAT/ Vrāu 57-vjeçarin në Gjirokastër kur po udhëtonin me kamionçinë, arrestohet gjatë natës autori

EMRAT/ Vrāu 57-vjeçarin në Gjirokastër kur po udhëtonin


Autori i vrāsjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraçi në Gjirokastër është arrestuar nga policia. Ai është Mihal Thimjo, 33-vjeç nga fshati Derviçan në Gjirokastër.

33 vjeçari është arrestuar gjatë orëve të natës, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij në një rrugë nacionale.

Vīktima u gjet i pajetë në orët e pasdites së djeshme në një automjet kamionçinë me të cilën dyshohet se po udhëtonte bashkë me autorin.

Mes tyre mësohet të ketë ndodhur një konflikt i çastit dhe më pas autori e ka qëlluar Saraçin me mjete të forta e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.