AKTUALITET, 23 Korrik 2021, 08:52

Emigranti nga Zvicra me “Lamborghini”-n e marrë me qira ndalohet sërish nga policia në Borsh

Shoferi i Lamborghinit i cili para pak ditësh u ndalua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorës.

Gazeta Express ka kapur momentin kur mërgimtari nga Zvicra ndalet nga Policia e Shqipërisë.

Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri.

Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë./Express