AKTUALITET, 22 Korrik 2021, 18:18

Dëmtim horror, mesfushori i Realit lë fushën me barelë në Lojërat Olimpike

Dëmtim horror, mesfushori i Realit lë fushën me barelë

Mesfushori i Real Madridit, Dani Sebajos pësoi një dëmtim horror ditën e sotme në sfidën që Spanja luajti me Egjiptin në kuadër të turneut futbollistik të Lojërave Olimpike.

Kundërshtari egjiptian shkeli keq ne kaviljen e mesfushorit 24-vjeçar duke e larguar këtë të fundit me barelë nga fusha. Në pamjet e transmetuara shikohet ndërhyrja e tmerrshme në dëm të Sebajos i cili pritet të mungojë gjatë në fushën e gjelbër.

Rasti është bërë viral teksa futbollisti i Egjiptit është kritikuar ashpër për ndërhyrjen duke rrezikuar seriozisht shëndetin e kundërshtarit.

https://twitter.com/allenselva24/status/1418123715544457219?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1418123715544457219%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-demtim-horror-mesfushori-i-realit-le-fushen-me-barele-ne-lojerat-olimpike%2F