TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dje në mbrëmje kryeministri Rama i konsideroi si maskarallëk propozimet e Lulzim Bashës për të furnizuar me ushqime dhe ilace të moshuarit që jetojnë vetëm dhe që janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë. Mirëpo, sot ka ndryshuar mendje.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama njofton se pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre.
Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë. Të gjitha bashkitë janë në punë për planin e mbështetjes në shtëpi të pensionistëve kryefamiljarë në çdo qytet.