AKTUALITET, 16 Mars 2020, 15:24

‘Air Albania’ ndërpret fluturimet e darkës me Stambollin

‘Air Albania’ ndërpret fluturimet e darkës me Stambollin

Pas vendimit të qeverisë për pezullimin e fluturimeve me Britaninë, Aeroporti Nënë Tereza në Tiranë njofton ndërprerjen e fluturimeve edhe me Stambollin.

Me një shënim në faqen e vet në Facebook, TIA bën me dije se Air Albania ka njoftuar se fluturimet e darkës për Stamboll do të ndërpriten duke filluar nga data 18 Mars 2020 deri më 30 Mars 2020.

NJOFTIMI

Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Air Albania ka njoftuar se fluturimet e darkës, ZB1003 dhe ZB1004 për Stamboll do të ndërpriten duke filluar nga data 18 Mars 2020 deri më 30 Mars 2020.

Fluturimet e mëngjesit ZB1001 dhe ZB1002 do të operojnë normalisht sipas orareve të përcaktuara.

Për veprime të mëtejshme, ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport