TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E sotmja është ditë feste për Arbana Osmanin, e cila ka sjellë në jetë fëmijë e saj të dytë.
Moderatorja e njohur ka lindur sot djalin e saj, që e ka pagëzuar me emrin Dielli.
Lajmin e bukur e ka ndarë me të gjithë partneri i Arbanës, regjisori i njohur Eduart Grishaj. Ai ka publikuar një foto me vogëlushin e sapoardhur në jetë.
“Lindi Dielli”, shkruan Grishaj, ndërsa ka zbuluar edhe emrin e të porsalindurit.
Kujtojmë se Arbana Osmani ka një djalë me emrin Jon nga martesa e saj e parë.