AKTUALITET, 21 Shkurt 2020, 15:57

Elona Guri: Etildë ty kush të “shtrëngoi” të falsifikosh?

Pas reagimit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pas deklaratës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili kërkoi publikisht dorëheqjen e saj dhe kallëzimin penal në SPAK të ministres, ka ardhur edhe reagimi i anëtares së Kryesisë së LSI-së Elona Guri.

Guri ka bërë një reagim ironik dhe të ashpër ndaj Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, për falsifikimet e dokumenteve lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Etildë ty kush të “shtrëngoi” të falsifikosh? Tregoji shokët Etildë, tregoji…se burri krenohej me ty….!!”,- shkruan Guri në një reagim në rrjetet sociale.