AKTUALITET, 21 Shkurt 2020, 15:22

Meta i kërkoi dorëheqjen dhe paralajmëroi kallëzim në SPAK, reagon Ministrja e Drejtësisë

Meta i kërkoi dorëheqjen dhe paralajmëroi kallëzim në

Pas akuzave në adresë të saj, bërë nga presidenti i Republikës, ministrja Etilda Gjonaj, thyen heshtjen përmes rrjeteve sociale.

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!” shkruan Gjonaj.