LIFESTYLE, 14 Tetor 2020, 19:47

Elisa pajiset urgjentisht me maskë të zezë si të "Skënderbeut" (foto)

Ditën e nesërme, në Republikën e Shqipërisë do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës, thuajse në çdo ambjent, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Menjëherë, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është pajisur me një maskë të zezë prej cope dhe ka ndryshuar fotografinë në profilin e saj në rrjetin social FB.

Spiropali ka zgjedhur një maskë të zezë, shumë të ngjashme me atë të Edi Ramës, me ndryshimin që maska e Elisës ka një shqiponjë dykrenare të kuqe, ndërsa maska e Edi Ramës, ka një trëndafil të kuq, shumë të bollshëm. Më herët, në Kuvendin e Shqipërisë, Spiropali ishte shfaqur me një maskë kirurgjikale.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/10/14/maska-me-detyrim-nga-e-enjtja-ministria-e-shendetesise-publikon-protokollin-ja-te-gjitha-rregullat-kur-duhet-ta-mbani-jashte-shtepise/