AKTUALITET, 11 Shtator 2021, 17:49

Gjyqtari liroi autorin e vrasjes në Fier, kreu i ILD: Ka nisur menjeherë vlerësimi i rastit, prej momentit të parë po ndjek raportimet për ngjarjen

Gjyqtari liroi autorin e vrasjes në Fier, kreu i ILD: Ka nisur

Kreu i ILD, Artur Metani ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Fier të një burri i cili vrau ish-bashkëshorten.

Në fakt, autori rezulton se ka qenë i liruar nga gjyqtari Piro Sota në Fier. Elton Bengaj Metaj ishte në burg, por gjyqtari Sota i ndryshoi masën në një mjekim të detyruar në një institucion mjekësor e më pas në mjekim të detyruar ambulator.

Madje ish-bashkëshortja kishte dhe urdhër mbrojtje, por këto nuk e parandaluan dot vrasjen.

Metani thekson se prej momentit të parë po ndjek raportimet mbi ngjarjen dhe menjëherë ka nisur vlerësimi i rastit dhe të dhënave.

STATUSI NGA ILD

Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve për këtë humbje, dua të garantoj opinionin publik, se ky është një proces pune që Inspektori i Lartë i Drejtësisë

e kryen me vëmendje e ndjeshmëri të lartë dhe në zbatim të detyrimeve ligjore dhe funksionale. #ILD

Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve.

https://twitter.com/ILD_Albania/status/1436708292143759373?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1436708292143759373%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fgjyqtari-liroi-autorin-e-vrasjes-ne-fier-kreu-i-ild-ka-nisur-menjehere-vleresimi-i-rastit-prej-momentit-te-pare-po-ndjek-raportimet-per-ngjarjen%2F