TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-mis Shqipëria, Egla Harxhi para pak kohësh dha lajmin se jetonte e ndarë nga bashkëshorti i saj, Alexandare dhe theksoi se ai nuk ka qenë i pranishëm në asnjë moment të rëndësishëm të jetës së saj, duke e quajtur një baba anormal.
Megjithatë fill pas kësaj deklarate, ka reaguar Princi i Libofshës. Në një intervistë për ‘Panorama Plus’ Alecandare ka thënë se ishte Egla ajo që nuk mbajti premtimet e saj, dhe nuk ndoqi rregullat e vendosura.
“Kjo ka qenë një nga sfidat e Eglës, pasi lëvizja më e vogël në shtëpi më nervozon. E dua çdo gjë në vendin e vet, dua rregullin dhe pastërtinë.
Egla e ka pranuar me bindje të plotë këtë gjë, pasi më ka thënë gjithmonë që ky rregull e frymëzon për t’u përmirësuar dhe për tu mësuar me një disiplinë.
E pranoj që nuk duhet të jetë aspak e lehtë për Eglën të jetojë së bashku me mua, pasi jeta ime është e ndërtuar e tillë, ku jam gjithë kohën në udhëtime biznesi, por asnjëherë nuk e kam detyruar për asgjë.”-ka rrëfyer Alexandare.