AKTUALITET, 18 Qershor 2018, 19:42

Edi Rama dhe Fate Velaj hapin ekspozitë në Austri

Edi Rama dhe Fate Velaj hapin ekspozitë në Austri

Pas një pushimi disa mujor, Kryeministri Rama do të hapë një tjetër ekspozitë me skicat e tij. Më 27 qershor, ekspozita “Shënime fantastike nga Kryeministri i Shqipërisë” do të hapet tek galeria “Landesgalerie”, në Burgenland, një kanton i Austrisë.

Hapja e ekspozitës vjen pas një vizite zyrtare në Austri dhe ngjason me modelin e ekspozitave private të hapura më parë, pikërisht pas vizitave zyrtare  të Kryeministrit. Për shembull, në prill të vitit 2015, Rama hapi një ekspozitë të titulluar “Kalendari i Luleve” në Galerinë Michael Schultz, teksa ndodhej në Gjermani për të takuarKryeministrin e Baden-Württemburgut dhe për të vizituar Muzeun e Mercedes Benz; dhe në nëntor të vitit 2015, Rama hapi ekspozitën e tij “Lulëzimi i Kalendarit” në Akademinë Jao Tsung-I, gjatë një vizite zyrtare në Hong Kong për të takuarGuvernatorin Leung Chun-Ying dhe për të marrë pjesë në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Hong Kong-Shqipëri.

Ekspozita e Burgenlandit është kuruar nga Fate Velaj, ish-këshilltar i diplomacisë kulturore dhe Rilindjes Europiane i Kryeministrit Rama, dhe deputet i Partisë Socialiste.

Fate Velaj ka deklaruar zyrtarisht se: “Ne nuk duhet të harrojmë se Rama është një artist dhe në thellësinë e ndërgjegjes së tij ai dëshiron të mbetet ahtu dhe të zgjidhë betejat … në mënyrën më artistike të mundshme”.

Është e paqartë se çfarë betejash do të zgjidhë Kryeministri Rama me ekspozitën e tij të ardhshme, e cila ndoshta është në shkelje flagrante të Ligjit mbi Arkivat, i cili parashikon ruajtjen e dokumenteve zyrtare në Arkivat Kombëtare të Shqipërisë.

exit.al