AKTUALITET, 17 Qershor 2021, 08:55

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, arrestohen dy persona, dyshohet se kanë bashkëpunuar me autorët e krimit

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, arrestohen dy persona,

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në muajin prill të vitit 2020 në Durrës.

Në pranga kanë rënë B. Xhixha dhe E. Diva.

Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë lidhje apo bashkëpunuar me autorët e ngjarjes pasi Policia ka gjetur prova që ata janë përfshirë në vrasjen e bujshme prillin e vitit të kaluar në Durrës.

Për vrasjen e vëllezërve Haxhia deri më sot janë arrestuar si të dyshuar K. Alla dhe A. Ndoci.