TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
170 ditë në karantinë dhe 19 tamponë, por Nada Cava është ende pozitive me koronavirus. Një rekord i vërtetë. Jeta e tij është bërë një labirint që ka gjithçka negative, përveç rezultatit të tamponit.
“Jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të mbarojë një herë e përgjithmonë” – shkroi në rrjetet sociale 49-vjeçarja italiane që jeton në Abruzzo.
Për mediat lokale ajo ka rrëfyer se kjo është një nga periudhat më të rënda në jetën e saj.
“Unë jetoj vetëm, jam e divorcuar dhe nuk kam marrë asnjë lloj mbështetje nga ish-burri im. Unë e dua punën time sepse është e vetmja gjë për të jetuar. Por jam në rrezik të mos e kem më atë. Në këtë mënyrë do të humbas edhe shtëpinë. Jam duke shkuar në depresion” – tha ajo pak kohë më parë.
49-vjeçarja u infektua me koronavirus në fillim të marsit. Të gjithë tamponët dolën pozitivë deri në korrik. në atë periudhë pati një tampon negativ, por rikonfirmimi tregoi se ishte ende e infektuar.
Këtë të premte ajo i tha Corriere Della Sera se e kishte humbur punën e saj në një supermarket.
“Nuk ndihem mirë. Tani më thonë se do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe aty do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin me plazmë hiperimune. Unë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresova se ata do të më fusin në terapi menjëherë, por ata më mbajtën vetëm 1 ditë në spital duke më bërë vetëm disa analiza. Është një ëndërr e keqe” – tha ajo.
Pas testit pozitiv në mars, Nada u shtrua në spital për 11 ditë. U nxorr nga spitali edhe pse ishte ende pozitive. Pasi u kthye në shtëpi, ethet iu rikthyen. Për shkak të karantinës, Nada nuk mundi të merrte pjesë në varrimin e nënës së saj dhe në dasmën e vajzës së saj.
Tashmë e shkarkuan edhe nga puna, por thotë se ka marrë një telefonatë nga një supermarket tjetër. Tashmë problem është vetëm tamponi pozitiv. 49-vjeçarja thotë se po lutet çdo natë pasi i nevojitet vetëm një mrekulli.